image Mërgimtari: Nuk kemi pirë ujë të ujësjellësit, por gruaja, vëllai dhe kunata kanë simptoma të helmimit

Shëndetësi

Mërgimtari: Nuk kemi pirë ujë të ujësjellësit, por gruaja, vëllai dhe kunata kanë simptoma të helmimit

news image

Enigma e qytetarëve të helmuar po vazhdon ende në komunën e Deçanit, ku deri në mbrëmjen e së mërkurës edhe 184 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF-në e kësaj komune.

E sikur kjo mos të mjaftonte, një mërgimtar i cili kishte ardhur para tre ditësh në Kosovë thotë se gruaja e tij është duke marrë trajtim mjekësor me po të njëjta simptoma sikur këta të helmuarit, ndonëse nuk kanë përdorur ujësjellësin fare, por ujë të ambalazhuar.

“Quhem Ramë Tetaj, nga komuna e Deçanit. Kam ardhë para tre dite prej Zvicrës. Sa i përket koronavirusit, i kemi marrë injeksionet, sot gruaja ime është në emergjencë. Muj me thanë se prej se jemi ardhë prej Zvicrës dhe deri në këtë minutë, ujë nuk kena pi, vetëm të blerë, se nuk e përdorim këta të ujësjellësit dhe momentalisht shoqen e kam shumë dobët në emergjencë”, tha ai për Kanal10.

Sipas Tetajt, bashkëshortja ankohet prej të vjellave dhe diarresë – dhe se edhe vëllai dhe gruaja e tij janë po ashtu me simptoma të helmimit./Gazeta Sinjali/