image Mërgimtarit nga Zvicra nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë veturën

Sinjalizime

Mërgimtarit nga Zvicra nuk i pritet, tejkalon në vijë të plotë veturën

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm, në rrugët e vendit, të cilat po rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një veprim i një shoferi të tillë është kapur dje rreth orës 19:03, nga kamera e një sinjalizuesi, në fshatin në rrugën Pejë-Prishtinë.

Në fotografitë e dërguara shihet se si mërgimtari nga Zvicra ka tejkaluar në vijë të plotë automjetin që qëndronte përballë tij.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/