image Mërgimtari nga Franca "nuk ka mësuar" si të parkojë, zë vendin e dy veturave

Sinjalizime

Mërgimtari nga Franca “nuk ka mësuar” si të parkojë, zë vendin e dy veturave

news image

Shoferët shpesh herë gjejnë zgjidhje për veturat e tyre duke parkuar vend e pa vend, por dhe atëherë kur e gjejnë atë nuk arrijnë që ta parkojnë veturën siç duhet, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë dje në Deçan, ku një veturë me targa franceze nuk “ka ditur” si ta parkojë veturën. Kjo sepse në një fotografi të dërguar në adresë të Sinjalit shihet se si shoferi me një veturë ka zënë vendin e parkimit që është për dy vetura.

Sipas sinjalizuesit ky parkim është bërë në një nga marketet që ndodhet në qendër të qytetit.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /Gazeta Sinjali/