image "Policët bojnë qejf e qytetarët dënohen", qytetari ankohet për veturën e Policisë të parkuar në trotuar

Sinjalizime

“Policët bojnë qejf e qytetarët dënohen”, qytetari ankohet për veturën e Policisë të parkuar në trotuar

news image

Rregullat e trafikut nuk i shkelin vetëm qytetarët por edhe ata që janë të thirrur të kujdesen që mos të bëhen shkelje të rregullave.

Mirëpo, një shkelje e tillë është bërë sot nga një polic, i cili e ka parkuar veturën e policisë në trotuar- hapësirën e dedikuar për këmbësorë.

Këtë shkelje e ka lajmëruar një sinjalizues në adresë të Sinjalit, i cili ka thënë se veturën e ka parë afër Tregut të Gjelbër në Prizren.

“E parkume në trotuar, derisa policët pijnë kafe e bojnë qejf e qytetarët dënohen për kësi raste”, i tha ai Sinjalit.

/GazetaSinjali/