Vazhdon fluksi i arritjes së bashkatdhetarëve, që po vijnë për pushime nga vendet perëndimore, në pikat kufitare të Kosovës.
Me vendet fqinje, në vend kalimet nuk ka pritje shumë të gjata, raporton Gazeta Sinjali.
Në mëngjesin e sotëm janë regjistruar 30 deri në 50 minuta, për të hyrë në Kosovë, në vendkalimet kufitare me Serbinë, në Merdare, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinje.
Ndërkaq, pritje më shumë se 25 minuta janë regjistruar në vendkalimin në Vërmicë, për të hyrë në Shqipëri, kryesisht qytetarë të Kosovës që kanë mësyrë bregdetin shqiptar për pushime. /GazetaSinjali/