Që nga 13 nëntori të këtij viti në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Me vendimin e ri Qeveria e Kosovës vendosi disa rregulla që vlejnë edhe për mërgimtarët.
Bashkatdhetarët që vijnë nga shtetet që Kosova aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë duhet të posedojnë testin PCR negativ.
Qendra Kombëtare për Menaxhim kufitar ka njoftuar se shtetet të cilat aktualisht Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me coronavirus janë: Gjermani, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni, Polonia dhe Bullgaria.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 296 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 225 .