Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë hedh poshtë deklaratën e ministrit rus Sergei Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse deklaroi sot se ka dyshime që në Ukrainë ndodhen “mercenarë shqiptarë”.
Në një deklaratë teksa e mohon kategorikisht, ministria bën të ditur se në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.