Të marrësh autobusin urban, taksinë ose edhe nëse vendos të udhëtosh me veturën tënde në Prishtinë, nuk është një zgjedhje e mirë, të paktën jo në mëngjes, madje as pasdite, kjo për shkak të kolonave të gjata që krijohen, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas një sinjalizuesi, gjatë mëngjesit të sotëm, për 1.8 kilometra rrugë me autobus urban i janë dashur 23 minuta.
“Me linjën ‘3A’ nga shkolla fillore ‘Pavarësia’ e deri te ‘rrethi i flamurit’, që janë 1.8km distancë kemi bërë 22:54 minuta”, tha një qytetar për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/
–