image Mëngjes i pashëndetshëm në Prishtinë – kujdes nëse dilni jashtë

Kosovë

Ajri/ Mëngjes i pashëndetshëm në Prishtinë – kujdes nëse dilni jashtë

news image

Ajri në kryeqytet është ndotur sërish në përmasa të rrezikshme. Nga matjet e fundit që janë bërë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit ka arritur në shkallën 203 të ndotjes.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, e cila është regjistruar sot në orën 06:00, ajri në këtë shkallë paraqet ajër të pashëndetshëm.

Sipas ambasadës, sot ajrin më të ndotur e ka Prishtina, pasuar nga Drenasi e Mitrovica.

Ndryshe, ditë më parë Agjencia Evropiane e Mjedisit ka njoftuar se Kosova kishte 3,700 vdekje në vit nga ajri i ndotur, duke u renditur e para në Evropë. Me fjalë të tjera, ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0.2% të popullsisë.

Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018” ka publikuar të dhënat për vdekjet në vlerë absolute.