Nëse shikon nga rruga e fshatit Karaçë të Vushtrrisë nuk mund të vëresh se mbrapa këtij livadhi gjendet edhe një tjetër.
Por porsa kalon lumin aty mund të vërehet një livadh me dhjetëra ari hapësirë, të cilat janë të përshtatshme për të ushqyer bagëtitë.
Mirëpo Fekë Feka një ditë më parë, derisa po ruante bagëtitë hasi në 82 gropa në këtë zonë, të mbjella me një lloj bime që se kishte parë asnjëherë.
E pas kësaj Feka që është vëllai i pronarit të tokës, shkoi te ky i fundit dhe e pyeti se çka kishte mbjellur në arën që për vite se kanë kanë punuar.
Milazim Feka i cili është edhe pronari i tokës tregon edhe për momentet e para se si e zbuloi që në arën e tij është mbjellë diçka ilegale.
Feka shton se nuk ia ka idenë se kush mund të ketë mbjell ato lëndë kanabisi aty.
Pjesëtarë të Policisë nuk vonuan dhe erdhën në këtë pjesë. Aty u konfiskuan pothuajse të gjitha bimët e paligjshme të mbjellura aty, por për shkak të dritës së pamjaftueshme, ende kanë mbetur bimë të vogla kanabisi.