Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka pasur kritika drejtuar Qeverisë pas vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Krasniqi tha se ZRrE është vënë në shërbim të Qeverisë Kurti dhe se po ikin nga përgjegjësia.
“E kanë vështirësu jetën e çdo familje, por edhe Qeveria ikë nga përgjegjësia siç i kemi pa që kanë ikë nga përgjegjësia nga dita që e kanë marrë mandatin me qeverisë këtë vend”, tha Krasniqi.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga 40 deputetët e opozitës për vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit.