Meksika sot konfirmoi rastin e parë të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëssekretari i shëndetësisë së Meksikës, Hugo Lopez-Gatell, shkruan The Sun.
Lopez-Gatell bëri të ditur se pacienti ishte një 50-vjeçar, banor i Nju Jorkut, i cili po trajtohet në Mexico City.
“Ka mundësi të jetë infektuar në Holandë”, tha Lopez-Gatell, duke shtuar se pacienti është izoluar dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.