image Mehaj: ShBA e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

Siguri

Mehaj: ShBA e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO

news image

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai tha se kjo është shprehur haptas nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler.

“Edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptasi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap inicues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së”- tha Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Forca e Sigurisë po i zhvillon përgatitjet për “Defender Europe 2023”.

/GazetaSinjali/