image Mehaj pret në takim ushtarakët nga Shqipëria: Lidhjet vëllazërore na obligojnë që t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

Siguri

Mehaj pret në takim ushtarakët nga Shqipëria: Lidhjet vëllazërore na obligojnë që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

news image

Gjatë ditës së sotme, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim ushtarakët e “Kursit të Lartë të Oficerëve” nga Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë i Republikës së Shqipërisë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga ministri Mehaj, në këtë takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në çështje të sigurisë në funksion të interesave të përbashkëta, gjithmonë në dobi të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, Mehaj tha se lidhjet e ngushta vëllazërore na obligojnë që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, andaj çdoherë e më shumë do të forcohet ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes shkëmbimit të përvojave ushtarake në shkollim, trajnime dhe stërvitje të nivelit operacional, taktik dhe strategjik.

“Akademitë e Mbrojtjes të të dyja shteteve si institucione arsimore do të vazhdojnë ofrimin e ndërsjelltë të shkollimit të kuadrove ushtarake për drejtim dhe planifikim në nivele strategjike”, tha ndër tjera Mehaj.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid02mhZjU1HTQ8wyAomVvQgsnMHhrRW3kTdGiQ4ecMt9uSquLoED9f99o9BpzapHdEGRl?cft[0]=AZWNCyPxTIAKkrcQysKI7_4F2rg9gnB1sbVbfVDl70tTzoZUadzulCMn-grU_ETI2ZNS8dnqwUf5wNlyPBFmwM6WoNAUQjs80P-d3apsO2fB5j2_Bv6zB3RslKjF7gzcBX9estgalYmlJbtOZkF4-Zoup8KXqUe7Fnm8IqzFVIfV94j51yZ5Qzu5LgjWNjmXMhA&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/