Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përshëndetur angazhimin e kontingjentit të ri të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kosovë.
“Përshëndesim angazhimin e kontingjentit të ri të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në operacionin e NATO-s- KFOR, në vendin tonë”.
Sipas Mehajt, roli i Shqipërisë në sigurinë e vendit, krahas angazhimit në KFOR, ka një rëndësi të madhe, sidomos në situatën dhe sfidat aktuale të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.