image Mehaj pas dyfishimit të aktiviteteve ushtarake me Shqipërinë: Së bashku jemi më të fortë

Siguri

Mehaj pas dyfishimit të aktiviteteve ushtarake me Shqipërinë: Së bashku jemi më të fortë

news image

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë sot se Kosova dhe Shqipëria mes vete kanë dyfishuar gjatë 2022 aktivitetet ushtarake dhe ministrore.

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se këtë vit janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore.

“Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm. Krahas këtyre paralelisht janë realizuar edhe dhjetëra trajnime e stërvitje të shumta për komponentët tjera të mbështetjes luftarake dhe mbështetjes luftarake me shërbime”, tha Mehaj.

Sipas tij, për herë të parë nga viti 2021 kanë filluar edhe studimet e kadetëve tanë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4 vjeçar bachelor në shkencat ushtarake.

“Gjithashtu kemi trefishuar numrin e nënoficerëve dhe oficerëve në shkollat profesionale komando-shtabore dhe ato të lidershipit ushtarak në institucionet arsimore ushtarake të Shqipërisë”, shtoi ministri Mehaj.

Më tujte, ai tha se bashkë me Gjeneral Jasharin dhe homologët Ministrin Peleshi dhe Gjeneral Kingjin dhe gjithë zyrtarë e ushtarakë janë të përkushtuar që bashkëpunimin ta thellojnë edhe më tej.

/GazetaSinjali/