image Mehaj nga Kukësi: Jemi vëllezër dhe motra, do të qëndrojmë këtu sa të ketë nevojë shteti shqiptar

Siguri

Mehaj nga Kukësi: Jemi vëllezër dhe motra, do të qëndrojmë këtu sa të ketë nevojë shteti shqiptar

news image

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur dje drejtë Shqipërisë për të intervenuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili po qëndron edhe sot aty, ka thënë , se situata në Kukës është menaxhuar mirë.

“Na kërkuan mbështetje autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, të cilëve iu përgjigjëm urgjentisht; tash në Shën Mëri janë dislokuar në operacionin e dytë. Jemi bashkë me forcat shqiptare. Ne totalisht i kemi 34 pjesëtarë dhe një njësi e kemi nga mbështetja mjekësore. Ne jemi në dispozicion sa të kenë nevojë autoritetet shqiptare, do ta kenë mbështetjen tonë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Në Kukës situtata është  menaxhuar mirë dhe është nën kontroll. Përmes informatave që kemi në terren, me të gjitha mundësitë po mundohen të vënë zjarrin nën kontroll. Kemi njerëz në terren të cilët po punojnë për të kontrolluar zjarrin.

Tutje Mehaj ka treguar që ka kontakte të vazhdueshme me homologun Niko Peleshi, ku sipas tij, mbështetja e tyre do të jetë e vazhdueshme.

“Me homologun Niko Peleshi kemi kontakt të përditshëm, por dy ditët e fundit kemi pasë kontakt më shpesh. Mbështetja jonë do të jetë gjithmonë… jemi vëllezër dhe motra, toka e shqiptarëve është e të gjithëve dhe ne me vullnet të plotë kemi ardhë këtu dhe do të jemi sa të ketë nevojë shteti shqiptar”.

/Gazeta Sinjali/