image Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë për zjarrin në Kalimash: Situatë e vështirë, bëni kujdes

Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë për zjarrin në Kalimash: Situatë e vështirë, bëni kujdes

news image

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Kukës, mbi tunelin e Kalimashit.

i pasojë e erës flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, ai bën thirrje udhëtarëve që të bëjnë kujdes në këtë aks, thekson Peleshi.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se në ndihmë të forcave zjarrfikëse shqiptare kanë ardhur edhe nga Kosova dhe po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll.

 “Situatë e vështirë paraqitet në zonën mbi tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e erës që ka fryrë në orët e pasdites ka një përhapje të flakëve në një sipërfaqe më të madhe. Forcat zjarrfikëse të Kukësit, Shkodrës e Hasit, ndihmuar edhe nga forcat e ardhura nga Kosova po punojnë për t’i vënë flakët nën kontroll, në mënyrë që të mos depërtojnë në tunel. U bëjmë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë kalimit në këtë zonë”, shkroi Peleshi në Facebook. /GazetaSinjali/