image Rëndohet situata, Shkodra dërgon mjete dhe efektivë të shërbimit zjarrfikës në Kukës

Shqipëri

Rëndohet situata, Shkodra dërgon mjete dhe efektivë të shërbimit zjarrfikës në Kukës

news image

Bashkia Shkodër ka dërguar mjetet dhe efektivët e shërbimit zjarrfikës në Kukës për shkak të situatës së rënduar, transmeton Gazeta Sinjali.

Mbrëmjen e sotme u nisën drejt Shqipërisë trupat e FSK-së së Kosovës, si ndihmë për të shuar zjarret në Shqipëri.

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka marrë përmasa të frikshme pasi flakët janë afruar drejt hyrjes së tunelit.

Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll. 

Kujtojmë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë arritur në Shqipëri ekipet e para të Zjarrfikësve nga Kosova.

Rëndohet situata, Shkodra dërgon mjete dhe efektivë të
Rëndohet situata, Shkodra dërgon mjete dhe efektivë të

/Gazeta Sinjali/