image Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

Kosovë

Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

news image

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e dhënë në betejën me zjarret në tunelin e Kalimashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë”, ka shkruar Basha në Twitter.

Gjithashtu, kryedemokrati thekson se prej ditësh forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë po sakrifikojnë në kushte të rënda për mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

“Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, shkruan Basha.

Gjatë natës situata me zjarret në Kalimash ishte kritike për shkak të vatrave të vështira të përhapura në këto zonë.

Shërbime zjarrfikëse të Kosovë dhe ushtarët e FSK-së, të shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i janë bashkuar shërbimeve zjarrfikëse të Kukësit për të vënë në kontroll zjarret.

Mëngjesin e sotëm situata në tunelin e Kalimashit është më e qetë dhe është bërë e munduar lëvizja./Gazeta Sinjali/