image FSK-ja kaloi kufirin me Shqipërinë

Siguri

FSK-ja kaloi kufirin me Shqipërinë

news image

Kontigjenti i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili pak më herët u nis për në Shqipëri tashmë ka kaluar kufirin dhe shumë shpejtë do t’i bashkëngjitet ekipeve të zjarrfikësve dhe Ushtrisë Shqiptare për të iu ndihmuar në zonat e prekura nga zjarret.

Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj një orë më parë ka bërë të ditur se tashmë janë nisur trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Kurse Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pak më parë ka njoftuar se kanë arritur në Shqipëri ekipet e para të Zjarrfikësve nga Kosova.

Nga zonat e prekura me zjarre në Shqipëri vijnë lajme alarmante për përhapjen e zjarreve, sidomos në veri të vendit.

/Gazeta Sinjali/