Një aksion i mirëorganizuar dhe i shpërndarë në kryeqytet po realizohet nga Policia e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se dhjetëra zyrtarë policorë janë shpërndarë në rrugën “Fehmi Agani”, rrugën “B” dhe lokacione të tjera në Prishtinë, ku ka frekuentim të madh të qytetarëve.
Policia, megaksionin po e zhvillon nëpër kafeteritë e stërmbushura në këto lokacione, ku nuk po zbatohen masat kundër koronavirusit.
Mësohet se deri më tani janë gjobitur dhjetëra lokale me nga 2000 euro dhe është urdhëruar mbyllja e menjëhershme e tyre.