image Mega-aksioni në Karaçevë/ Vetëdorëzohet pronari i një kazinoje

Siguri

Mega-aksioni në Karaçevë/ Vetëdorëzohet pronari i një kazinoje

news image

Sot, në stacionin policor të Gjilanit është vetëdorëzuar B.G., i cili ka qenë në kërkim nga policia që nga data 18 shtator e këtij viti, si i dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë së këtij rajoni i kanë thënë gazetës se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka qenë investitor për ndërtimin e një objekti për kazino në fshatin Karaçevë.

Ai dyshohet se ka investuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes lojërave të fatit.

Burime të njëjta kanë bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Gjilan.

Deri tani gjatë këtij mega-aksioni, i cili u zhvillua edhe në qytetet e tjera të vendit janë arrestuar rreth 50 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë zyrtarë policorë./Gazeta Sinjali/