image Mediumi spanjoll paralajmëron 'njohjen e parë de facto' të Kosovës nga Spanja

Politikë

Mediumi spanjoll paralajmëron ‘njohjen e parë de facto’ të Kosovës nga Spanja

news image

Qeveria e Spanjës në krye me Pedro Sánchez po përgatit një kthesë historike në qëndrimin e Spanjës për Kosovën me një njoftim që do të përfshijë ‘njohjen e parë de facto të këtij territori ballkanik që nga pavarësia e saj e njëanshme nga Serbia në 2008’.

Mediumi spanjoll ‘The Objective’ i thirrur në burime diplomatike thotë se pritet të bëhet hapja e një zyre komerciale apo kulturore në kryeqytetin kosovar. Por Zyra për Informim Diplomatik (OID) i është përgjigjur këtij mediumi se këto opsione nuk janë në tavolinë për momentin dhe se mundësi të  tjera janë duke u studiuar nga qeveria.

Sekretari i Shtetit për Bashkimin Evropian, Juan González-Barba, e bëri të qartë këtë të premte në një kolokium të Institutit Mbretëror Elcano për proceset e zgjerimit në Ballkan se Spanja nuk do ta njohë diplomatikisht Kosovën përderisa nuk ka marrëveshje dypalëshe ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë kjo deklaratë po shihet si hera e parë që iu është hapur dera autoriteteve kosovare.

Së këndejmi, numri tre i Punëve të Jashtme theksoi se Spanja dëshiron të jetë “më e përfshirë” në rajon dhe se kjo strategji do të ishte e çalë nëse Kosova vazhdon të injorohet “plotësisht”.

/GazetaSinjali/