image Mediumi serb: Shqiptarët sulmojnë policinë serbe në Restelicë, më shumë se 200 plumba u shkrepën me kallashnikov

Siguri

Mediumi serb: Shqiptarët sulmojnë policinë serbe në Restelicë, më shumë se 200 plumba u shkrepën me kallashnikov

news image

Një konflikt i armatosur raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në mes shqiptarëve dhe serbëve, në fshatin Restelicë.

Sipas mediumit serb “Kurir”, më shumë se 200 plumba janë shkrepur në mes të shqiptarëve të cilët kishin hyrë në male për të prerë drunj ilegalisht dhe policëve serb, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kur kanë parë policinë që patrullojnë zonën, kanë hapur zjarr me automatik, por policia është kundërpërgjigjur. Ndonëse hajdutët e pyjeve kanë ikur me traktorë në territorin e Kosovës, vendi ku kanë prerë pyllin në mënyrë të paligjshme ka qenë një “vërshim” i vërtetë plumbash sepse kanë qëlluar edhe pjesëtarët e policisë dhe hajdutët e pyjeve”, thuhet në raportimin e “Kurir”.

Sipas këtij mediumi, veprime të tilla të shqiptarëve që hyjnë në malet e tyre për të prerë drunjë ilegalisht ka mjaft shpesh. /GazetaSinjali/