image Mediumi grek: Incidenti në tribuna mes tifozëve mund t’i sjell dënim kombëtares tonë

Futboll

Mediumi grek: Incidenti në tribuna mes tifozëve mund t’i sjell dënim kombëtares tonë

news image

Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Greqisë.

“Dardanët” në “Panthessaliko” humbën me rezultat 2:0.

E gjatë ndeshjes ka pasur edhe disa tensione që janë shkaktuar nga tifozët vendas.

Media greke “Gazetta.gr” në artikullin që i kushtoi ndeshjes me Kosovën tha se incidentet në stadium do të mund t’i kushtojnë kombëtares greke me dënim.

“Padyshim incidentet në tribuna mes një pjese të tifozëve grekë dhe atyre kosovarë pas atij golit të Giakoumakis për 1:0 me Kosovën ishin pikë e zezë. Është një moment që fatkeqësisht mund të sjell ndëshkim për Kombëtaren tonë”.

Derisa fitore të madhe e ka cilësuar gazeta “sportdog”, përcjell Klankosova.tv.

“Fitore e madhe e Kombëtares së Greqisë ndaj Kosovës”– shkruan gazeta greke sportdog.

“Ekipi e mbizotëroi ndeshjen 2:0 me golat e Giakoumakis dhe Mandalos. Katër ndeshje, katër fitore në Ligën C të Ligës së Kombeve. Çështja e vendit të parë në grup u mbyll”.

/GazetaSinjaliSport/