Karim Benzema dje pësoi një lëndim në kofshën e djathtë ndaj Bullgarisë, transmeton Sinjali Sport.
Në minutën e 39-të sulmuesi francez u detyrua që ta lëshojë fushën, për të mos rrezikuar më shumë.
Sipas asaj që dukej dhe deklaratave të Deschamps pas ndeshjes, fansat francez filluan të shqetësohen.
Mirëpo, sot gazetari Mohamed Bouhafsi i mediumit “RMC Sport” njoftoi se nuk duhet të brengosen përfaqësuesja e Francës, pasi lëndimi i Benzemas, nuk është ashtu siç dukej, vetëm se i duhet pushim prej 48 deri 72 orë.
Pas d’inquiétude pour KB9 ! Le muscle de Karim #Benzema a dégonflé cette nuit et la douleur était moins importante. Néanmoins, la star du #Real ne devait pas s’entraîner ce mercredi. Il va reprendre le chemin de l’entraînement d’ici 48 à 72 heures maximum. #RMCsport
— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) June 9, 2021
Sulmuesi i Real Madridit u rikthye në kombëtare pas pesë vitesh dhe buja e madhe që u bë ndikoi për të pësuar këtë lëndim. /Gazeta Sinjali Sporti/