image Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova

Politikë

Mediat serbe: Vuçiq mund të japë dorëheqje, shkak Kosova

news image

Mediat në Serbi kanë nisur të raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund të ofrojë dorëheqjen e tij nga ky post.

Kjo për shkak të dialogut me Serbinë dhe presioneve eventuale që po i bëhen atij për njohjen e Kosovës.

Gazeta serbe Danas, duke u thirur në një deklaratë nga kryeredaktori i mediumit Informer, Dragan J. Vuçiçeviq, raporton se ekziston mundësia e dorëheqjes.

“Ai planifikon të japë dorëheqjen për të lënë që ‘dikush tjetër’ të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Në një situatë ku presioni ndaj Serbisë për t’u tërhequr është rritur, këto dy lëvizje do të ishin aq të mëdha sa shteti nuk mund t’i mbështesë”, ka thënë Vuçiçeviq.

Siç tha ai, Serbia ka qenë i vetmi vend në Evropë që prej 231 ditësh nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke thënë se kjo është një fitore e shtetit.

“Përderisa Vuçiqi është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, tha Vuçiçeviq.

/GazetaSinjali/