Fitorja e sotme e Kosovës ndaj Çekisë, është bërë top-lajm në të gjitha mediat botërore.
Për këtë lojë kanë shkruar edhe mediat serbe, të cilat fitoren e Kosovës e kanë konsideruar befasi të madhe.
“Kurir.rs”, i është adresuar Kosovës si të ashtuquajtur, kur ka komentuar ndeshjen e sotme.
“Përfaqësuesja e të ashtuquajturës Kosovë sot ka bërë befasi të madhe, pasi në Prishtinë e ka mposhtur Çekinë me rezultat 2:1”.
Kjo media ka përshkruar rrjedhën e lojës, si dhe në fund ka theksuar se kjo ishte ndeshja e 15-të e Kosovës pa pësuar humbje.
Kosova sot mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë, 2:1./Sinjali/