Mediat italiane kanë raportuar se mesfushori kosovar Valon Berisha, do të largohet nga skuadra e Lazios, në afatin e janarit.
26-vjeçari këtë sezon i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje në Serie A, ndërsa ka luajtur në tri të tjera në Ligën e Evropës.
Trajneri Simone Inzaghi ka dashur ta përfshinte Berishën në formacionin startues të enjten ndaj Cluj, por që ky i fundit nuk kishte pranuar pasiqë ishte i lënduar.
Mediat italiane kanë raportuar se lojtari nuk ka fare lëndim dhe se nuk ka dashur të rrezikojë në një ndeshje të parëndësishme pasi Lazio thuajse është eliminuar nga grupet.
Kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer trajnerit Inzaghi, i cili vendosi të mos ta grumbullojë fare Berishën.
Këto media raportojnë se skuadra e Lazios e ka nxjerrë në shitje mesfushorin nga Kosova dhe pritet ta largojë atë gjatë afatit kalimtar të janarit./Gazeta Sinjali/