Pas fyerjeve raciste me të cilat janë përballur vazhdimisht futbollistët e Kombëtares së Anglisë, fansat “Dardanë” po i sigurojnë “Tre Luanët” se një gjë krejt tjetër po i pret ata në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor.
E këtë po e bëjnë të ditur me publikimin e banerëve nëpër qytet, me shkrime si “mirësevjen vëlla” dhe “mirësevini vëllezër”, me këta banerë që u publikuan me foto të lojtarëve anglezë me ngjyrë.
E këto veprime brilante të kosovarëve nuk shpëtoi pa i komentuar as “Goal” në versionin gjerman, duke shkruar:
“Pasi Raheem Sterling është fyer në baza racore në Bullgari, mezi presim vizitën e yllit të Manchester Cityt në Kosovë”, shkruan fillimisht Goal.
“Në kryeqytetin kosovar Prishtinë, një numër i banerëve janë vendosur për mirëpritjen e Anglisë: (Mirësevjen vëlla). Veprim i madh”, shkruan ‘Goal’ në mes të tjerash./Gazeta Sinjali/