image Mediumi austriak: Meta pagoi 700 mijë euro në inaugurimin e Trumpit

Shqipëri

Mediumi austriak: Meta pagoi 700 mijë euro në inaugurimin e Trumpit

news image

Personi i cili mendohet se ka zbuluar një skandal të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, thuhet se është i fshehur në një vend sekret në Austri. E tëra ndodhi, sepse atij i rrezikohet jeta, kësisoj kërkon strehim në vend të sigurt, shkruan mediumi austriak “Krone“.

Pasi tregohet shkurtimisht rrugëtimi politik i Metës, ai përshkruhet si “thellësisht i korruptuar”.

E tëra fillon në vitin 2017, gjatë inaugurimit të presidentit Donald Trump, sepse në 20 janar të po atij viti, Meta ka shpërndarë një foto të tij dhe një shoku partiak nga Kapitoli në Uashington.

Por për këtë është dashur të paguajë 700,000 mijë dollarë. Kjo është mundësuar përmes një kompanie, qipriote offshore, Dorelita Limited dhe si protagonist shfaqet edhe një avokat i afërt me presidentin shqiptar.

Në artikullin e Kronen përmendet edhe bashkëshortja e presidentit Meta, Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit, sipas mediumit harxhon 50 mijë euro në muaj për takim me senatorë amerikanë, dreka dhe darka, udhëtime dhe sipas gjitha gjasave edhe operacioneve plastike.

/GazetaSinjali/