image “Me të mund të kisha diçka”, Sheila shpreh pëlqimin për këtë banor

Bota e Yjeve

“Me të mund të kisha diçka”, Sheila shpreh pëlqimin për këtë banor

news image

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Sheila Haxhiraj, së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka rrëfyer për eksperiencën brenda. Ndërsa, për herë të parë ka treguar një histori të jetës së saj personale, që në shtëpi ngurronte ta tregonte.

Gjatë bisedës me moderatorët e emisionit “Pardon My French”, ajo foli edhe për ‘lidhjet’ dhe pëlqimet që janë krijuar brenda shtëpisë.

Duke komentuar banorin e ri të “Big Brother VIP”, Igli, ajo shprehu pëlqim dhe tha se mund të kishte pasur diçka mes tyre.

Ishalla nuk më zhgënjen si personazh. Me atë çfarë po shikoja kur isha në ‘prime’. M’u duk i drejtpërdrejt, i zgjuar, introvert. Mbetet për t’u parë. Ishalla nuk më zhgënjen. Po të isha brenda shtëpisë mund të kisha patur diçka me të”, u shpreh Sheila.

/GazetaSinjali/