image Më shumë vdekje se lindje/ Shqipëria po zvogëlohet dhe po plaket

Shqipëri

Më shumë vdekje se lindje/ Shqipëria po zvogëlohet dhe po plaket

news image

Në Shqipëri popullsia nuk po tkurret vetëm prej emigracionit, por edhe për shkak të lindjeve të ulëta nga nënat.

Duket se ky trend që ka filluar që nga viti 2011 me rënie të dukshme, po arrin nivele alarmante në vitet e fundit ku nga tetori i 2020-ës, më shumë shqiptarë vdesin sesa lindën dhe popullsia jo vetëm po zvogëlohet, por edhe po plaket.

Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë se tremujori i parë 2021 solli rënie të lindjeve me rreth 5%, dhe rritjen e vdekjeve me rreth 55%.

Sociologu Zyhdi Dervishi shprehet se ka ardhur momenti për ta trajtuar problemin me çdo kapacitet.

Sipas profesorit ka mjaft shkaqe për lindjet e ulëta, por edhe shumë masa që mund të merren për fenomenin. /Gazeta Sinjali/