Qendra e Testimit në Prishtinë është mbushur nga qytetarët, të cilët kanë shkuar ta paraqesin testin teorik për marrjen e patentë-shoferit, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues tha se kanë pritur për më shumë se një orë, sepse nuk ka qenë askush brenda sporteleve.
I njëjti sinjalizues ka dërguar pamje të ambienteve në këtë qendër, ku shihet se ka shumë qytetarë duke pritur dhe janë pa maska e distancë sociale.
Kujtojmë që ost janë regjistruar 2 mijë e 708 raste të reja dhe një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.