image Më shumë se 200 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Më shumë se 200 mijë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

news image

Edhe pse numri i rasteve me COVID-19 po vazhdon të rritet në anën tjetër po rritet edhe numri i personave të shëruar.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 2 mijë e 370 persona nga koronavirusi, raporton Gazeta Sinjali.

Kurse, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 201 mijë e 15.

Gjatë 24 orëshit të fundit si pasojë e këtij virusi kanë humbur jetën katër persona, si dhe janë konfirmuar 717 raste të reja.

Aktualisht në Kosovë janë gjithsej 16 mijë e 849 raste aktive me COVID-19.

/GazetaSinjali/