image Me rroba të zeza, maska, armë e thikë – Si u plaçkitën dy të mitur në një parking nëntokësor në Prishtinë

Siguri

Me rroba të zeza, maska, armë e thikë – Si u plaçkitën dy të mitur në një parking nëntokësor në Prishtinë

news image

Siguria në vende publike në Kosovë vazhdon të mungojë. Dy të miturve në Prishtinë u janë plaçkitur gjësende në një parking nëntokësor, pasi aty nuk kishte asnjë sigurim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se rasti ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” më 1 maj rreth orës 16:00.

Burimet kanë treguar se të miturit kanë thënë se të dyshuarit kishin pasur të veshura rroba të zeza, maska në fytyrë dhe nën kërcënim të armës e thikës u kanë grabitur atyre telefonat dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Deri tash, për këtë rast nuk ka të arrestuar dhe të miturit nuk janë lënduar. /Gazeta Sinjali/