Siguria në vende publike në Kosovë vazhdon të mungojë. Dy të miturve në Prishtinë u janë plaçkitur gjësende në një parking nëntokësor, pasi aty nuk kishte asnjë sigurim, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Policinë e Kosovës se rasti ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” më 1 maj rreth orës 16:00.
Burimet kanë treguar se të miturit kanë thënë se të dyshuarit kishin pasur të veshura rroba të zeza, maska në fytyrë dhe nën kërcënim të armës e thikës u kanë grabitur atyre telefonat dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Deri tash, për këtë rast nuk ka të arrestuar dhe të miturit nuk janë lënduar. /Gazeta Sinjali/