image Me pushkë gjuetie në veturë sillet rrugëve të Suharekës, shoqërohet në polici

Siguri

Me pushkë gjuetie në veturë sillet rrugëve të Suharekës, shoqërohet në polici

news image

Në fshatin Shirok të Suharekës një person është shoqëruar në polici për shkak se në veturën e tij është gjetur një pushkë gjuetie, për të cilën nuk kishte leje, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Suharekë kanë bërë të ditur se në veturë përveç pushkës janë gjetur edhe mbi 30 copë fishekë dhe një thikë.

I dyshuari për këtë rast është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, kanë thënë burime të Gazetës Sinjali.

/Gazeta Sinjali/