image "Më ofendojnë me fjalë banale", gruaja nga Prishtina e denoncon në Polici burrin dhe vajzën për dhunë

Siguri

“Më ofendojnë me fjalë banale”, gruaja nga Prishtina e denoncon në Polici burrin dhe vajzën për dhunë

news image

Në mëngjesin e sotëm, një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se burri dhe e vajza e saj kanë ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se 57-vjeçarja u ka thënë zyrtarëve policorë se bashkëshorti dhe vajza e saj e ofendojnë me fjalë të rënda.

Pas intervistimit të palëve të dyshuara nga ana e zyrtarëve policorë, me vendim të prokurores kujdestare, burri është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, prokurorja ka udhëzuar që të hapet rasti “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/