image Me një armë lodër, dy persona kryejnë vjedhje në Kamenicë

Siguri

Me një armë lodër, dy persona kryejnë vjedhje në Kamenicë

news image

Dy persona janë futur në një shtëpi në Kamenicë me qëllim që të kryejnë vjedhje aty, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse të dyshuarit u kapën në flagrancë nga vëllai i pronarit të shtëpisë, ata arritën ta përmbushin “misionin e tyre”.

Vjedhjen e arkës ata e realizuan me ndihmën e një revoleje, të cilës njëri nga të dyshuarit ia tërheqi dy herë këmbëzën në drejtim të tij, por arma nuk kishte shkrepur.

Vetëm pas arrestimit të njërit nga të dyshuarit, u kuptua që arma kishte qenë një pistoletë lodër.

Policia njofton se ka konfiskuar armën lodër që dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/