image Ekzekutoi me nga dy plumba në kokë, vëllai u qëllua teksa ishte në gjumë - detaje tronditëse se si e vrau ish-policja gjithë familjen në Gjilan

Kosovë

Vrasja/ Ekzekutoi me nga dy plumba në kokë, vëllai u qëllua teksa ishte në gjumë – detaje tronditëse se si e vrau ish-policja gjithë familjen në Gjilan

news image

Shtëpia e familjes Bllaca në Gjilan sot u kthye në zonë krimi pasi që vajza e vetme e kësaj shtëpie, policja Valdete Bllaca vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas bëri vetëvrasje.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se viktimat dyshohet që janë qëlluar me nga dy plumba në kokë.

Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllau i madh, Fisnik Bllaca u qëllua për vdekje nga e motra, derisa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit.

Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua për vdekje në një dhomë tjetër.

Pasi që vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca ka bërë vetëvrasje në koridorin e shtëpisë së saj.

Rastin e kishte konfirmuar dhe Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë./Gazeta Sinjali/