Klubi italian Roma ka konfirmuar se ka shitur të gjitha 50,000 biletat në Olympico për finalen e Ligës së Konferencës.
Jo vetëm në Tiranë, klubi italian ka vendosur që të organizojë finalen edhe në stadiumin Olimpiko, ku të gjitha biletat i kanë shitur.
“Me mendjen në Tiranë, me zemër dhe të gjitha ndjenjat në Olimpico, që sonte të gjitha biletat janë shitur! Do të jemi 50 mijë në stadium!
“Në Shqipëri po luhet finalja e Konferencës së Ligës, Roma-Feyenoord. Në Romë shkruhet një histori tjetër, me popullin romanist”, ka shkruar faqja e klubit italian në uebsajtin e tyre.
Edhe per ne Olimpiko, klubi italian u ka dhene disa keshilla
Klubi ka rekomanduar mbërritjen të paktën 120 minuta para fillimit të ndeshjes (21:00), teksa portat e stadiumit do të hapen në orën 18:30.