image Roma mposhtet nga Fiorentina, rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Evropës - Fokusi në Tiranë

Futboll

Roma mposhtet nga Fiorentina, rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Evropës – Fokusi në Tiranë

news image

Roma e Jose Mourinhos është mposhtur si mysafir nga Fiorentina duke bërë një hap prapa drejt objektivave, shkruan Sinjali Sport.

Romakët kanë pësuar një disfatë 2-0 ndaj Violës.

Të dy golat u shënuan brenda 11 minutave të parë të ndeshjes.

Fillimisht ishte sulmuesi Nicolas Gonzalez i cili kaloi në avantazh vendasit pas golit të shënuar nga pika e bardhë në minutën e pestë, teksa gjashtë minuta më vonë, mesfushori Giacomo Bonaventura dyfishoi epërsinë, në minutën e 11-të.

Roma bëri përpjekje për të ngushtuar epërsinë, megjithatë në fund Violat morën një fitore shumë të vlefshme teksa mbajtën portën e paprekur.

Roma me këtë humbje tani rrezikon edhe pozitën që të dërgon në Ligën e Evropës, duke qëndruar në pozitën e gjashtë, për t’u barazuar me pikë me Fiorentinën dhe Atalantën në pozitën e shtatë, respektivisht tetë, me nga 59 pikë, ndërkohë Lazio tashmë ndodhet tre pikë më shumë se skuadrat përcjellëse, e pozicionuar në pozitën e pestë me 62 pikë.

Gjërat do të ndryshonin nëse Roma do të triumfonte në finalen e Ligës së Konferencës, me ç’rast ata do të kualifikoheshin në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, pavarësisht renditjes tabelare në Serie A për këtë sezon.

/GazetaSinjaliSport/