image Rikthehet Spinazzola, thyen heshtjen pas lëndimit

Futboll

Rikthehet Spinazzola, thyen heshtjen pas lëndimit

news image

Leonardo Spinazzola ka thënë se ai ‘do të kthehet së shpejti’ ndërsa po shkon në Romë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore pas dëmtimit të tij kundër Belgjikës.

28-vjeçari ka frikë se ka pësuar një dëmtim të tendinit të Akilit në pjesën e dytë të çerekfinales mes Italisë dhe Belgjikës mbrëmë.

Ai ishte shtrirë në lot dhe sipas disa raporteve ai do të mbetet jashtë aksionit për disa muaj.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Spinazzola do të largohet nga qendra e trajnimit të Italisë në Coverciano, duke u drejtuar për në Romë së bashku mjekun italian Andrea Ferretti.

Nëse diagnoza konfirmohet, Spinazzola do të largohet nga ekipi kombëtar dhe do të kthehet në qendrën stërvitore të Romës, Trigoria, për të filluar shërimin e tij.

Ndërkohë, mbrojtësi i Romës ka lëshuar një mesazh në profilin e tij në Instagram, duke thënë se ai do të kthehet së shpejti dhe se ëndrra e Italisë vazhdon.

“Të gjithë e dimë se si shkoi, por ëndrra jonë blu vazhdon dhe me këtë grup të shkëlqyeshëm asgjë nuk është e pamundur. Unë vetëm mund t’ju them se do të kthehem së shpejti! Jam i sigurt!”, ka shkruar Spinazzola.

Shokët e tij të skuadrës u përpoqën ta gëzojnë atë gjatë rrugës për në Firence duke kënduar një këngë për të në aeroplanin për në shtëpi.

View this post on Instagram

A post shared by Leonardo Spinazzola (@spina_leo)

Në anën tjetër, Italia do të përballet me Spanjën në gjysmëfinale të martën. /Gazeta Sinjali Sporti/