Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur sot në një bankë të nivelit të dytë në Koplik, Malësi e Madhe. Burimet bëjnë me dije se është grabitur dega e bankës BKT.
Autorët kanë hyrë në bankë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur para, sasia e të cilave ende nuk dihet.
Ata janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip golf i zi.
Autorët mësohet se janë larguar në drejtim të Bajzës, ku dhe njoftohet se është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është përdorur për grabitjen e bankës.
Në bankë, në momentet kur ka ndodhur vjedhja, gjendeshin klientët dhe punonjësit.