image “Më këqyre prej kerrit” – arsyeja banale e rrahjes së dy grupeve në Malishevë ku u vra 19-vjeçari

Kosovë

Tragjike/ “Më këqyre prej kerrit” – arsyeja banale e rrahjes së dy grupeve në Malishevë ku u vra 19-vjeçari

news image

Për një arsyeje tejet banale janë përfshirë 9 persona në një rrahje fizike, ku më pas në 19-vjeçar ka mbetur i vdekur.

I gjithë rasti kishte ndodhur në orët e mbrëmjes së premte, ndërsa përleshja sipas prokurorit Ramiz Buzhala, ka ndodhur për shkak të konflikteve nga vetura. Sipas deklarimit të tij në media, përleshja kishte filluar për shkak të shikimeve.

Në rastin ku ka mbetur i vdekur 19-vjeçari, sipas prokurorit është përdorur dy herë thika.

“Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë prokurori.

Ndryshe pak minuta më parë rasti është konfirmuar për Gazetën Sinjali nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Keleni.

Kelani, i cili ka thënë Gazetës Sinjali se në vendin e ngjarjes është konfirmuar vdekja e një personi, ndërsa në rrahje kanë marrë pjesë 9 persona.

“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me date 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona te lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësorë në qendrën e mjekësisë familjare në Malisheve. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjesë në një rrahje në rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”.

“Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit, personat e dyshuar të involvuar janë arrestuar dhe poashtu 2 automjete janë konfiskuar. Është iniciuar rasti “vrasje” dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’ , ku hetimet dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka deklaruar Kelani për Gazetën Sinjali.