Dy kosovarët e parë që ja kanë mësyrë Ukrainës, Maliq Behluli dhe Ismet Shala ndodhën në pikën kufitare Poloni-Ukrainë, duke tentuar të depërtojnë në Ukrainë.
Burrat nga Mushtishti i Suharekës që jetojnë në perëndim, kanë hyrë ‘Live’ në rrjetet sociale derisa po udhëtonin me makinën e tyre për Ukrainë.
Ajo që vërehet janë këngët patriotike që ata dy i dëgjojnë pandërprerë derisa bisedojnë mes vete se si do të luftojnë për çlirimin e Ukrainës nga forcat ruse.