Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se është takuar sot me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Nderu, me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këta zyrtarë nga Shqipëria, Thaçi thotë se ka biseduar për turizmin në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe koordinimin e të dyja vendeve për tërheqjen e më shumë turistëve.
“Me ministrin Klosi, kryebashkiakët Ndreu e Leli dhe ambasadorin Minxhozi sot biseduam për turizmin në Kosovë e Shqipëri. Të dyja vendet tona kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huaj”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ajo që bie në sy është se presidenti i Kosovës në këtë takim ka mbathur atlete./Gazeta Sinjali/