Gjermania gjatë ditës së sotme ka marrë vendim për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në shtetin e tyre.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka treguar se ky vendim mori 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, raporton Gazeta Sinjali.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë”, ka shkruar Ajeti.
Ai po ashtu ka thënë se kjo gjë flet shumë për miqësinë e dy vendeve.
“Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, deklaroi Ajeti.